You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sa shumë kanë ndryshuar kohët, në Delvinë inagurohet fusha me bar artificial

Sa shumë kanë ndryshuar kohët, në Delvinë inagurohet fusha me bar artificial

Nëse më parë në Shqipëri vuhej për të gjetur një fushë dhe stadiume të përshtatshme për të luajtur futboll në kushte të përshtatshme, tashmë gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi të madhe.

Në Tiranë pritet përfundimi i “Arenës Kombëtare”, që sipas pritshmërive do të mbyllet në muajin maj. Por kjo nuk do të thotë se në vënde të tjera, nuk është duke u investuar në fushat e futbollit. Përkundrazi, në Delvinë është inaguruar fusha me bar artificial.

Në përurimin e saj ka qënë i pranishëm edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me kryetarin e Bashkisë Delvinë, Rigers Balili. Sigurisht që çdo investim i tillë shkon përtej fitimeve të futbollit, pasi duhet parë edhe në aspektin social. Fëmijët të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit, kanë mundësi që të praktikojnë pasionin edhe në qytetet e tyre, duke u larguar kështu nga veset e përditshme që janë një sfidë më vete për shoqërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top