You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sa shumë i dëmton norvegjezët ai grumbullim me Kosovën, dëmtimi lë jashtë sulmuesin shqiptar

Sa shumë i dëmton norvegjezët ai grumbullim me Kosovën, dëmtimi lë jashtë sulmuesin shqiptar

Një dëmtim që është paksa më serioz se çfarë pritej, Elbasan Rashani nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij, Odd Bk në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi u largua nga grumbullimi me Kosovën, pas një shqetësimi që ndjeu në stërvitje, ndërsa tani janë norvegjezët ata që “shfryjnë” për dëmtimin e lojtarit të tyre. Futbollisti 25-vjeçar nuk do të jetë gati për ndeshjet që do të luhen ndaj Haugesund dhe Tromsoes, që ekipi i Odd Gr do të zhvillojë në javët në vazhdim.

Ai lëndim në muskul e detyron Rashanin të ngelet jashtë pë rreth dy javë, ndërsa në 29 ndeshjet e luajtura ka arritur të realizojë 7 herë në portën kundërshtare e të jap po aq asistime. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top