You are here
Home > Kombëtarja > Sa shumë e “dashurojnë” Strakoshën, tifozët e Lacios kanë vetëm një të preferuar

Sa shumë e “dashurojnë” Strakoshën, tifozët e Lacios kanë vetëm një të preferuar

Lacio ka arritur të fitojë në takimin e djeshëm përballë Udinezes në transfertë, duke ia dalë me rezultatin 1-2. Një ndeshje kjo që gjeti disa ”heronj” te lacialët, mes tyre edhe Thomas Strakoshën.

Gardiani shqiptar ishte i kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa shpeshherë është i gatshëm për të bërë edhe mrekulli, nëse thirret në detyrë për të bërë diçka të tillë. Por pavarësisht faktin se mediat italiane e ndanin lojtarin më të mirë të ndeshjes së djeshme mes Strakoshës dhe autorëve të golave, Korea dhe Acerbi, te tifozët lacial nuk ka asnjë dyshim për më të mirin.

Sipas  një sondazh online të bërë nga një media pranë klubi lacial si “Lalaziosiamonoi.it”, rezulton në vendin e parë Strakosha si futbollisti më i mirë me 49.09% të votimeve, ndërsa në vendin e dytë renditet Korea me 21.71% të votave. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top