You are here
Home > Kombëtarja > Sa shumë do të mësojë Grezda nga ky njeri/ Gerrard: Kërkoj zemrën dhe perfeksionin në fushë

Sa shumë do të mësojë Grezda nga ky njeri/ Gerrard: Kërkoj zemrën dhe perfeksionin në fushë

Ndonëse u mendua një ndeshje e thjesht, ajo mes Hamilton dhe Rangers mund të përfundonte edhe me pikë të barabarta. Skuadra e Gerrard vuajti për 84 minuta në transfertën e djeshme, duke vënë në diskutim pikët e plota.

Ndoshta disi me humor, e deri diku si një hajmali, hyrja e Eros Grezdës solli dy penallti që do të pëmbysnin gjithçka. Dhjetë minuta lojë mund të cilësohen të pamjaftueshme për sulmesin e Kombëtares, por Eros duhet t’i gezohet momentit pasi Gerrard mund të vepronte edhe ndryshe.

Pikërisht ky i fundit nuk u shfaq me një fytyrë të buzëqeshur në prononcimin për mediat vendase. Dukshëm Gerrard kishte kritika të forta për lojën e skuadrës. Trajneri kërkon saktësi në mënyrë korrëkte nga të tijët, madje ata duhet të lënë edhe zemrën në fushë nëse është e nevojshme.

“Nuk jam shumë i kenaqur me këtë mënyrë loje megjithëse më kënaqinë këto pikë të marra pas pushimeve nga Kombëtaret. Kërkoj më shumë energji dhe dinamik në zhvillimin e ndeshjes. Gjithmonë kërkoj perfeksionin, kështu që unë jam ndonjëherë edhe pak i ashpër duke e tepruar disi. Kërkoj që të vendoset zemra në fushë”- mbyll fjalën e tij trajneri i Rangers pas fitores së thellë ndaj Hamilton. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top