Albian Ajeti ka përjetuar një nga momentet më të bukura në karrierën e tij. Sulmuesi pas dy sezoneve fantastike me skuadrën e Bazeli, u thirrën në Kombëtaren e Zvicrës pa shumë hezitim. Në sfidën e djeshme kundër Islandës trajneri Petkovic e aktivizoi 21 vjeçarin në minutën e 65’ të takimit, duke i dhuruar dhe debutimin me fanellën e kuqe. Ajetit u desh vetëm gjatë minuta për të realizuar gol dhe për të bindur trajnerin se ai nuk ndodhet rastësisht aty. Debutim dhe gol, nuk mund të shkonte më mirë për Albianin.
Ndryshe, madje shumë herë më ndryshë është situata për vëllain e madh të familjes. Arlind Ajeti po kalon një situatë krize në karrierën e tij. Mbrojtësi 24 vjeçar përfundoi kontratën me Torinon dhe ende nuk ka firmosur me një ekip për sezonin e re. Arlindi nuk u ftua as në Kombëtaren e Panuçit për Ligën e Kombeve duke e çuar mbrojtësin në një fazë letargjike. Një diferencë e madhe mes dy vllezërve e cila mund të saktësoi se kush është “i pari” i familjes./Shqipëria.ch/