
Mosgrumbullimi i Kristal Abazaj duket se nuk ka lënë shije të mirë tek shqiptarët, veçanërisht në anën e mediave, teksa kur këto të fundit e pyetën trajnerin në konferencën e para pak ditëve në lidhje me këtë çështje, ai u shpreh i revoltuar për pyetjen që iu bë në lidhje me Abazajn. Mos aktivizimi me klubin e Andërlehtit, Kristalit i ka kushtuar shumë, duke humbur kombetaren shqiptare.
Një rast i ngjashëm me këtë deri diku, ishte ai i Naser Alijit, ku në momentin që ai ishte pa ndonjë klub, Pannuçi e grumbulloji lojtarin dhe u shpreh përpara mediave: “Donim ta ndihmonim, sepse ishte pa një klub dhe ti jepnim një dorë që ta ketë interes nga skuadrat për të”, ishin fjalët e italianit.
Përsa i përket këtyre dy çështjeve, sa e njëjtë duket situata, aq edhe të ndryshme janë. E ndryshme sepse Aliji u grumbullua tek kuqezinjtë ndonëse ishte pa klub respektiv ku mund të luante rregullisht, ndërsa Kristali e ka ekipin ku ai bënë pjesë, por nuk është aktivizuar akoma me belgët e Andërlehtit pasi nuk po arrin të shprehet mirë. Në rastin e parë, një farë ndihme është e logjikshme, në të dytin duket e tepërt. /Shqipëria.ch/