You are here
Home > Kombëtarja > Sa rrezik për mbrojtësin e Shqipërisë! Armë në kokë dhe vjedhje futbollistit, te Napoli është rutinë

Sa rrezik për mbrojtësin e Shqipërisë! Armë në kokë dhe vjedhje futbollistit, te Napoli është rutinë

Jemi në Napoli dhe situata të tilla, pavarësisht sa të çmendura janë në vetvete, në Itali ngjasojnë me rutinën, ose më saktë, në një vend të tillë si Napoli.

Nuk dihet ende sa raste të ngjashme kanë ndodhur, por “viktima” e radhës e grabistjes nga napolitanët, ishte sulmuesi Milik. Një mbrëmje krejtësisht për t’u harruar ajo e djeshmja për lojtarin polak, teksa është shënjestruar nga ana e disa grabitësve.

Me një pistoletë në kokë, sulmuesi i italianëve është detyruar të jap orën e tij të Roleksit, e cila shkonte rreth 20.000 euro. Grabitësit janë kapur, por ky rast nuk është i pari që ndodh për futbollistët e këtij ekipi, në të cilin bën pjesë edhe shqiptari Elseid Hysaj. Ngjarje krejtësisht për t’u evituar, por që ende nuk po u gjendet zgjidhja… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top