You are here
Home > Kryefaqja > Sa mirë të luash me Akhmat Gronzy! Berisha shënon, presidenti i blen makinë

Sa mirë të luash me Akhmat Gronzy! Berisha shënon, presidenti i blen makinë

Një pikë vlen sa një makinë. Kjo është kostoja e presidentit të Akhmatit pas barazimit 1 me 1 ndaj Tambov. Bernard Berisha ishte njeriu dhe protagonisti i ndeshjes duke mos e lënë Akhmatin të dalë pa pikë nga stadium i vet. Aq i madh ishte gëzimi në kampin e vendasve saqë presidenti i klubit bëri gati në moment   shpërblimin për sulmesin shqiptar.

Ende pa dalë mirë nga stadium, Berisha mori si dhuratë një makinë tip “Hundayi”. Një surprizë vërtet e papritur nga ana e presidentit të klubit i cili nuk e kishte bërë më parë një veprim të tillë. Siduket sakrifica në fushë e Bernard Berishës mbetet më e çmuar se një dhuratë material në shenjë falenderimi. Gjithësesi sot Berisha në shtëpi shkoi me makinë të re, e jo me autobuzin e skuadrës. E njejtë histori ka ndodhur edhe me Kristal Abazaj në Belgjikë. Por ky i fundit e përfitoi makinën për “mos t’u mërzitur” nga mungesa e aktivizimit me Anderlechtin./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top