
Gjithmonë jemi mësuar që sa herë Lacio dështon duke marrë një rezultat negative, trajneri Inzagi të shpreh të njëjtat fjalë: “Strakosha nuk bëri një pritje të vetme gjatë ndeshjes”. Këto fjalë trajneri i lacialëve i ka përsëritur më shumë se në 5 raste gjatë këtij sezoni, për të treguar se kundërshtarit gjithmonë “i vjedhin” pikë kryeqytetasve.
Por këtë herë Lacio ka fituar në transfertë ndaj Interit me rezultatin 0-1, duke dominuar në çdo sekondë të vetme. Duke parë këtë triumf, Inzagi i ka ndryshuar fjalët e tij për Strakoshën në fundin e ndeshjes: “Kishim punuar për Pericin dhe Politanon gjatë gjithë javës. Thomas Strakosha ishte në nivel shumë të mirë. Por mbi të gjitha ai ishte i guximshëm, që nga fillimi i ndeshjes e deri në minutën e fundit”, ka thënë trajneri. /Shqiperia.ch/