
Si një trajner që bënte historinë u prezantua De Biazi te Alaveshi, ndërsa iku vetëm pak kohë më pas, sikur të mos kishte bërë asgjë.
Tekniku italian nuk arriti të ambientohej me lojën e skuadrës apo edhe me vetë kalendarin e ndeshjeve që kanë klubet, pasi Kombëtarja është gjithmonë një tjetër histori. Në të ka më shumë kohë përgatitje, për të zhvilluar 1 apo 2 ndeshje në muaj, ndërsa në nivel klubesh, duhet të jesh protagonist në çdo javë.
Në fund të renditjes e la De Biazi ekipin e Alaveshit, ndërsa ishim në momentet që i drejtoheshim fundit të kampionat, ndërsa pas atij largimi, spanjollët e fituan kampionatin e parë. Me ardhjen e trajnerit të ri, jo vetëm që i shpëtuan fundit të renditjes, por duke marrë pozicion në mesin e tij.
Një shpëtim me vlerën e një kampionati të fituar kjo, ndërsa i gjithë ai sukses ka vazhdimësi edhe në këtë sezon. Nëse gjithçka do të mbyllet në ditën e sotme, atëherë Barcelona dhe Reali i Madridit duhet të harronin kampionatin. Pavarësisht se në mënyrë provizore, Alaveshi kryeson në “La Liga”, duke udhëhequr me 17 pikë pas 9 javësh. Sido që të shkojnë gjërat më vonë, kjo nuk është një kënaqësi që futbollistët e kësaj skuadre e ndiejnë shpesh, një tjetër kampionat është “i fituar” prej tyre. /Shqiperia.ch/