You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sa mirë që është kundër Ishujve Faroe! Kosova e përgjysmuar, tjetër futbollist braktis grumbullimin

Sa mirë që është kundër Ishujve Faroe! Kosova e përgjysmuar, tjetër futbollist braktis grumbullimin

Të paktën luhet kundër një kundërshtari si Ishujt Faroe. Sa shumë dëmtime te Kosova për takimin e nesërm, atje ku dardanët do të luajnë në transfertë ndaj modestëve të Ishujve Faroe.

Shaland nuk do të ketë grupin e plotë, teksa gjithçka nisi me dëmtimin dhe largimin e Paqaradës. Do të ishte Kololli më pas që do të largohej nga Kosova për një dëmtim, ndërsa Elbasan Rashani ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Sipas  lajmit të fundit të raportuar nga “Supersport”, sulmuesi që luan me ekipin e Odd Bk, ka pësuar një lëndim në stërvitje, duke u detyruar të largohet nga grumbullimi i skuadrës. Megjithatë situata nuk mund të quhet alarmante, duke parë emrin e skuadrës që është përballë. Sfida e vërtetë e Kosovës, do të jetë ajo e fundit, kundër Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top