
Saponoara do të rikthehej sërish në rolin e heroit te Sampdoria, teksa pasi i shënoi Strakoshës në sekondën e fundit në atë barazim ndaj Lacios me rezultatin 2-2, të njëjtën gjë e bëri edhe me Juventusin.
Bardhezinjtë ishin duke kryesuar me shifrat 2-1, dërisa në minutën e 92 erdhi perla e Saponarës. Portieri vetëm mund ta shohë golin e realizuar, që ishte një tjetër kryevepër e futbollistit italian. Megjithatë të gjithë janë habitur kur VAR-i do t’i anullonte golin Saponarës, për arsyen e pakuptimtë.
U tha se ishte një pozicion jashtë loje, por në mediat sportive italiane vazhdon diskutimi për të kuptuar arsyen e pakuptimtë, se përse u anullua ai gol që në pamje të parë dukej tërësisht e rregullt. Në kushte të tilla, nëse Strakosha do të kishte veshur fanellën e Juventusit, ndoshta nuk do të kalonte atë periudhë të vështirë të karrierës para pak kohëve, teksa u kryqëzua nga të gjithë për golin e pësuar nga Saponara. /Shqiperia.ch/
Sampdoria are denied a stoppage time equaliser by VAR, as Cristiano Ronaldo nets twice to finish 2018 with 49 goals. #FootballFocus #football pic.twitter.com/9UrdWtsUTw
— Sportpuff (@sportpuff) December 29, 2018