
Liridon Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re me Melaka United. Në kampionatin e Malajzisë, sulmuesi shqiptar vazhdon të paraqitet si Ibrahimoviç. Një tjetër gol spektakolar ka ardhur nga ky futbollist, që më parë ka qenë pjesë e Kedah.
Fillimisht do të ishte një gol me gjysmë rrofeshatë, ndërsa edhe një pasim ëndrrash do të vinte nga Krasniqi, që skuadra e tij të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Petaling Jaya. Sigurisht, në këtë kampionat niveli është disi i ulët, por këto veprime tregojnë më së miri edhe aftësitë që mbart ky lojtar.
Fatkeqësisht nuk mund t’i futemi diskutimit të Kombëtares që do të zgjedh sulmuesi 27-vjeçar. Megjithëse ka zhvilluar dy takimet me Shpresat e Shqipërisë, Krasniqi ka zgjedhur të përfaqësojë Malajzinë. Të paktën sipas mediave vendase, që kohë më parë ka shprehur aprovimin e lojtarit për një marrëveshje të tilla.
Liridon Krasniqi sapo kishte lënë Kedah për t’iu bashkangjitur Europës, por Federata e Futbollit të Malajzisë e kontaktoi për ta marrë në Kombëtare. Në bazë të kushteve të tyre, një lojtar duhet të ketë të paktën 5 vite që luan në kampionatin vendas, për t’iu bashkangjitur më pas Kombëtares. Krasniqi kishte vetëm 4 të tilla, ndërsa e la sërish Europën për të nënshkruan me Melaka United. /Shqiperia.ch/
Quality trumps everything else, when it comes to Liridon Krasniqi. He scores when he wants, and however he wants. WHAT A BEAUTY! https://t.co/pb79oDpMzR
— Keeshaanan Sundaresan (@KeeshSundaresan) February 2, 2019