
Ylber Ramadani u thirr si një futbollist që duhej të zëvendësonte të dëmtuarit e tjerë te Shqipëria, por përfundoi edhe vetë si një i tillë. I pafat mesfushori i Vejles, që është rikthyer sërish në Danimarkë.
Sipas asaj që raporton “Supersport”, futbollisti shqiptar nuk ka mundur të stërvitet thuajse asnjëherë me Kombëtaren. Me ardhjen e tij emergjente në vendlindje, ka ndierë disa shqetësime që nuk e lejonin të jepte maksimumin.
Në kushte të tilla, është vendosur që Ramadani të rikthehet te Vejle. Sigurisht që një vlerë e shtuar ishte për mesfushën edhe ky lojtar, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me ekipin danez pak kohë më parë. /Shqiperia.ch/