You are here
Home > Kombëtarja > Rudi Vata flet sërish për zgjedhjen e djalit: Talent i madh, por nuk e gjen veten te Shqipëria

Rudi Vata flet sërish për zgjedhjen e djalit: Talent i madh, por nuk e gjen veten te Shqipëria

Rudi Vata ka folur edhe njëherë për temën e ndezur sa i përket Kombëtares që do të zgjedhë djali i tij, Roko. Aktualisht ky i fundit është pjesë e Irlandës në grupmoshat më të vogla, ndërsa edhe njëherë tjetër figura e njohur e Kombëtares shprehet se djali i tij nuk e gjen veten me ngjyrat kuqezi aktualisht. Në intervistën e dhënë për “Fan Zone” thuhet gjithashtu se nuk do të blihen lojtarë shqiptarë nga skuadra ku punon Rudi në Belgjikë, Mouscroni.

“Edhe kur kam qenë mirë, nuk jam ndierë më mirë se sot. Gjithçka vjen nga mendja sesi e programon veten. Unë kam energji pozitive dhe kështu fle gjumë, duke menduar mirë dhe për t’u zgjuar i lumtur. Duhet të besosh shumë edhe te Zoti. Pakkush përmend Zotin në këto ditë, por shumëkush Macronin, Trumpin apo edhe Ramën. Të keni besim te e mira. Mes klubeve që nuk ka marrë licencimin në Belgjikë është edhe ekipi ku unë punoj, Mouscron.

Tani ne duhet të apelojmë dhe të bindim që kemi fondet e mjaftueshme për të qendruar në ligën profesionale. Nuk e di se çfarë të them, po mendoj vazhdimin, por edhe largimin. Të marrë lojtarë shqiptarë dhe nga Kombëtarja? Jo jo, janë shumë të shtrenjtë dhe ne jemi klubi i vogël. Më kë do luajë Roko? Po djali im është shumë i talentuar dhe e kanë parë klubet më të mëdha në Europë. Por ai është vetëm 15-vjeç. Unë jam shqiptar dhe kam gjak shqiptari, por në fund kam dhënë shumë për vendin tim dhe e shoh veten jo të preferuar dhe si planprishës. Prandaj Roko nuk i përshtatet atij ambienti”, tha Rudi Vata. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top