You are here
Home > Kryefaqja > Rrugët bashkohen sërish, Mavraj është gati për ish-ekipin që e afroi me Shqipërinë

Rrugët bashkohen sërish, Mavraj është gati për ish-ekipin që e afroi me Shqipërinë

Merkato e janarit ka qënë e rëndësishme për kapitenin e Kombëtares, Mërgim Mavraj, pasi ai iu bashkua skuadrës gjemane së Ingloshtadit. Mavraj la ekipin e Arisit rë Selanikut pasi gjatë muajve që ishte pjesë e klubit grek, hapësirat për të ishin shumë të pakta.

Tashmë me rifillimin e sezonit në kampionatin gjerman, për kapitenin e Shqipërisë fillon një tjetër histori. Duket se çdo gjë po shkon mirë për qendërmbrojtësin 32 vjeçar, pasi kujtojmë që pak ditë më parë pësoi edhe një frakturë në dorë. Kjo gjë duket se ka kaluar lehtë nga Mërgimi, ku është parë që të stërvitet rregullisht me grupin e lojtarëve të Ingloshdatit.

Sipas mediave gjermane, Mavraj pritet të debutojë me fanellën e tij të re këtë menjëherë, ku skuadra e Ingloshtadit do të përballet në transfertë kundër Greuther Furth, klub ky që mbrojtësi kuqezi ka qënë pjesë më parë, madje që e afroi edhe me kombëtaren shqiptare. Kjo pasi debutimi i Mërgimit me Shqipërinë do të vinte kur ishte pjesë e Greuther Furthit, ndërsa tani do të përballet me të si kundërshtar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top