You are here
Home > Kombëtarja > Rruga më e mirë e Shqipërisë për në Europian, tashmë vendoset në dhjetor

Rruga më e mirë e Shqipërisë për në Europian, tashmë vendoset në dhjetor

Duket se Shqipëria me humbjen e djeshme që pësoi kundër Izraelit, gjithashtu humbi edhe një mundësi për t’u kualifikuar në Europianin 2020. Kjo gjë nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka shanse të përsërisë suksesin e arritur me De Biasin.

Mundësia e fundit që ka Shqipëria e drejtuar nga Panuçi, janë edhe kualifikueset e kampionatit europian për të arritur në finalet e këtij kompeticioni. Kështu në rast se kuqezinjtë nuk do të arrijnë përfundimisht të përfitojnë nga formati i ri i “Ligës së Kombeve”, atëherë duhët të shohim rrugën që është ndjekur në kohën e De Biasit.

Kuqezinjtë e Panuçit do të luajnë shancin e fundit për një kualifikim të mundshëm e Euro 2020, teksa UEFA bën të ditur se në datën 2 dhjetor 2018,  në Dublin, do të hidhet shorti për grupet e kualifikueseve të kompedicionit më të madh në Europë në rang shtetesh.

Do të jenë në total 55 skuadra Kombëtare, të cilat do të ndahen në 10 grupe, ku në 5 grupet e para do te jenë 5 ekipe, ndërsa 5 grupet e mbetura do të kenë 6 Kombëtare. Për djemtë kuqezinjë akoma nuk është përcaktuar se në cilën vazo do të jenë pjesë, teksa për këtë gjë pritet përfundimi zyrtarisht i kompeticionit të “Ligës së Kombeve”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top