You are here
Home > Futboll Bota > Rruga e re që ndjek Kombëtarja jep efektet, tre futbollistët e Interit zgjedhin Shqipërinë

Rruga e re që ndjek Kombëtarja jep efektet, tre futbollistët e Interit zgjedhin Shqipërinë

Një ndryshim strukture ka bërë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke lëvizur të gjithë trajnerët e moshave të Kombëtares, e duke përjashtuar këtu Alban Bushin.

Megjithatë lëvizja që pritej të sillte menjëherë ndikim, ishte lënia e Mustedanagiç si drejtor i ekipeve kombëtare. Për të gjithë tifozët që kanë ndjekur Kombëtaren tonë prej kohësh edhe nga moshat, boshnjaku ka pasur simpatinë më të madhe. Me ardhjen e tij në detyrën e re, ua bëri të qartë trajnerëve të Shqipërisë: “Do të vini të gjithë, për të parë talentet e së ardhmes së bashku. Ky është sistemi, për të punuar për të ardhmen”.

Ashtu u veprua, vetëm pak ditë më pas të gjithë zyrtarët e Shqipërisë do të shkonin në Greqi për të bërë disa grumbullime të talenteve. Tashmë, njoftime të reja vijnë nga Italia. Sipas asaj që raporton “FcInterNews”, sulmuesi Riad Krasniqi, mesfushori Samuele Kasa dhe mesfushori tjetër Antonio Vishaj, që janë pjesë e ziklatërve do t’I bashkohen Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top