You are here
Home > Kombëtarja > Rruga dhe shorti vetëm e favorizojnë, një shirit kapiteni me lojtarin e Shqipërisë në “Champions League”

Rruga dhe shorti vetëm e favorizojnë, një shirit kapiteni me lojtarin e Shqipërisë në “Champions League”

Shorti është hedhur sa i përket rrugëtimit të fazës së kualifikueseve në “Champions League”. Për ekipin e Bazelit rruga është spastruar dhe besimi është shtuar edhe më shumë në vete, pas asaj fitore të marrë ndaj PSV-së.

Në turin e ardhshëm ekipi zviceran do të luajë ndaj LASK Linz. Në dukje ka pak për t’u diskutuar rreth kësaj ndeshje, megjithëse futbolli është gjithmonë i paparishikueshëm. Nëse ky tur do të kalohet me sukses, atëherë përballja në ‘Play Off’ do të jetë me një ekip në çiftin Klub Bryzh-Dinamo e Kievit.

Teorikisht shanset janë të lartë që Bazeli të marrë pjesë në grupet e “Champions League”, atje ku mund të kemi edhe një lojtar të Kombëtares me shiritin e kapitenit. Ajo që duhet të kujtojmë është fakti që Xhaka është zëvendës kapiteni i ekipit zviceran. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top