You are here
Home > Kombëtarja > Rrjeti shpërthen ndaj Hysajt, Ançeloti e riktheu shkodranin në vendin e preferuar

Rrjeti shpërthen ndaj Hysajt, Ançeloti e riktheu shkodranin në vendin e preferuar

Emocione, gola dhe shumë polemika pati përballja e sotme mes Napolit dhe Juventusit, e mbyllur me rezultatin 1-2. Fillimisht do të ishte gafa fëmijnore e Malkuit, ajo që do të detyronte portierin e Napolit të dilte me karton të kuq. Pjaniç do e ekzekutonte në mënyrë perfekte goditjen e dënimit, për të sjellê avantazhin.

Ndërsa sa i përket golit të dytë, ka ende diskutime nëse bëhet fjalë për golin e Emre Can apo autogolin e Hysajt. Pas goditjes me kokë të mesfushorit të bardhezinjve, topi preku në kokën e shkodranit në mënyrë të pavullnetshme dhe përfundoi në rrjetë.

Kaq ka mjaftuar që edhe njëherë rrjetet sociale dhe tifozët e Napolit të shpërthejnë ndaj Hysajt, që e etiketojnë si lojtarin e Juventusit. Por në këtë mënyrë nuk mendoi Ançeloti, që në pjesën e dytë e la Malkuitin në dhomat e zhveshjeve dhe e dërgoi Hysajn në krahun e djathtë. Goli i Kalejon e rindezi sfidën, që kulmoi me humbjen e penalltisë të Insinje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top