
Crevena Zvezda ka luajtur ndaj Suduvës në takimin e turit të parë të “Champions League”, atje ku ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0. Ajo që ka bërë xhiron në mediat serbe, është kontrolli që i ka bërë gjyqtari danezë lojtarëve të Crevena Zvezdës.
Ai i ka parë të gjithë lojtarët që janë hedhur në fushë nga minuta e parë nga mbathjet. E gjitha kjo e ka një shpjegim, me një rregull që në dukje është paksa i çuditshëm. Ngjyra e të brëndshmeve duhet të jetë e njëjtë dhe identike me tutat sportive që përdorin futbollistët. Marko Marin, kapiteni i Crevena Zvezdës ishte i pari që e provoi këtë lloj kontrolli, duke e marrë me humor. /Shqiperia.ch/
View this post on Instagram
Krećemoooo!💪🔴⚪️ #czv #crvenazvezda #fkcz #crvenazvezdafk #ucl #zvezda #zvezdaježivot