You are here
Home > Kryefaqja > Rregullat e ashpra në Greqi, Niko Zisi largohet për 1.000 euro që nuk kishte paguar klubi

Rregullat e ashpra në Greqi, Niko Zisi largohet për 1.000 euro që nuk kishte paguar klubi

Rregullat e futbollit në Greqi janë vërtet të ashpra për klubet dhe Niko Zisi është dënuar pikërisht prej tyre. Futbollisti që ka luajtur me Kamzën dhe Bylisin në futbollin shqiptar, kaloi përpara pak ditësh te Apolon Larisa.

Pikërisht atje ku drejton edhe figura e njohur për Shqipërinë, Arjan Bellai. Por Zisi është përsëri një lojtar i lirë sipas asaj që mëson “Sport Ekspresi”, pas asaj që ka ndodhur te klubi grek. Në këtë vend nëse nuk paguhen rrogat e lojtarëve dhe njëri prej tyre të dërgon në gjyq, atëherë ka dënime për transferime.

Apolon Larisa është dënuar për transferimet e lojtarëve mbi 24 vjeç, pasi për 1000 euro ishte hedhur në gjyq nga një prej futbollistëve të saj. Tashmë Zisi është sërish një lojtar i lirë dhe ka interesin e gjithë Superiores, pasi më herët kërkohej nga skuadra të njohura në elitën e futbollit shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top