You are here
Home > Futboll Bota > Rrëfimi i sinqertë i Lorik Canës: Ka shqiptarë më të mirë se mua, isha me fat që ika nga Kosova

Rrëfimi i sinqertë i Lorik Canës: Ka shqiptarë më të mirë se mua, isha me fat që ika nga Kosova

Lorik Cana ngelet kapiteni legjendar i Shqipërisë, që pavarësisht tërheqjes nga futbolli i luajtur, ngelet një nga ambasadorët shqiptarë në botë, që ndihmon në rritjen e imazhit të vendit tonë.

Në një intervistë për “Roker Rapport”, legjenda e Kombëtares, ka folur rreth eksperiencës së tij me Sandërlendin, duke treguar gjithë emocionet e përjetuara në futbollin anglez. Cana nuk ka lënë pa përmendur edhe historinë e të kaluarën e tij, duke thënë se nëse do të rritej në Kosovës, ishte i ndërgjegjshëm që gjërat do të ndryshonin dhe ndoshta nuk do të kishin një fund të bukur, ashtu siç i ndodhi këtij lojtari, duke luajtur thuajse në të gjithë kampionatet më të forta në botë.

“Ballkani ka qenë gjithmonë një vend i papërshtatshëm, për shkak të luftëtarve dhe konflikteve që ka pasur. Nuk ka qenë vendi i duhur për të jetuar dhe sigurisht që ne nuk mund ta zgjedhim dot vendin se ku mund të lindim. Pamë një largim të mundshëm kur unë isha i vogël për në Europë, ndërsa babai vendosi që unë të bëhesha futbollist, nuk ishte një zgjedhje e imja. Unë e dëshiroja futbollin dhe bëra gjithçka për të ndjekur hapat e babait.

Të them të drejtën, nëse do të qëndroja në Kosovë, atëherë nuk do të kisha të njëjtën karrierë. Ka shumë shqiptarë që janë edhe më të mirë se mua, por nuk kanë pasur mundësinë e duhur për të treguar vlerat e tyre. Ti duhet të kesh trajnerët e duhur, për të treguar vlerat e tua.

Në kohën time, ishte prezente lufta në Kosovë dhe unë gjithmonë e kisha mendjen se çfarë po ndodhte në Kosovë, sesa e sigurt ishte familja ime. Në moment të tilla të ngelet vetëm të luftosh për familjen tënde dhe për identitetin. Kam qenë në një vend në Angli, si Sundërlendi që jam krenuar shumë me zgjedhjen time, megjithëse fillimisht kam menduar një transferim te Arsenali, nëse Vengeri do të interesohej më tepër.

Çfarë mbaj mend unë nga karriera në klube? Janë aq shumë momente, sinqerisht. Më kujtohet shumë mirë ajo atmosferë që përjetova ndaj Rangersit në Skoci, ai stadium i mbushur. Gjithashtu mos të lë pa përmendur ndeshjet e “Champions League” me Marsejën, apo edhe mbështetja e madhe që na kanë dhënë në takimin e parë ndaj Boltonit tifozët e Sandërlend në transfertë, që nuk do e harroj kurrë”, shprehet Lorik Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top