You are here
Home > Kombëtarja > Rrëfimi i Ismajlit: Shqipërinë e zgjodha prej kohësh, nuk doja të braktisja të rinjtë e Kosovës

Rrëfimi i Ismajlit: Shqipërinë e zgjodha prej kohësh, nuk doja të braktisja të rinjtë e Kosovës

Ardian Ismajli ishte afrimi më i ri i teknikut Panuçi, për takimet që Shqipëria do të zhvillojë në nëntor, përkatësisht ndaj Skocisë dhe Uellsit. Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit e ka bërë zgjedhjen e tij, duke iu bashkuar kuqezinjve në misionin për të arritur sa më lartë në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për “24sata.hr”, mbrojtësi i Kombëtares ka folur për këtë lëvizje të re dhe afrimin te Shqipëria, duke e konsideruar si një vendim të marrë prej kohësh, ndërsa po priste vetëm mbylljen e eleminatoreve me të rinjtë e Kosovës.

“Menjëherë pas ftesës së Panuçit unë zgjodha Shqipërinë, por nuk doja të braktisja shokët te Kosova U-21, e prita që të përfundonim kualifikueset tona.

Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirë i tyre, nuk do të ishte mirë që të largohesha nga skuadra. E sapo gjithçka u mbyll, unë u riktheva atje ku kisha premtuar fillimisht.

Ne jemi një komb dhe shpresoj që së shpejti një shtet, por përfaqësueset tona janë të ndryshme. Shqipëria është më mirë dhe më ofroi më shumë mundësi për t’u rritur. Kisha shumë motive për të bërë një zgjedhje të tillë dhe prindërit më mbështetën.

Megjithatë disa gazetarë dhe tifozë më janë vendosur kundër për këtë lëvizje, duke thënë se nuk do të ketë vend për mua te Shqipëria, sepse unë nuk luaj te Hajduku. Por unë jam i bindur për zgjedhjen që kam bërë dhe nëse do të jetë e nevojshme, atëherë do të luajë ndaj Skocisë. Në jetë jam hasur me shumë shqetësime, por Zoti më ka kthyer qetësinë e duhur për të vazhduar punën time”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top