You are here
Home > Futboll Bota > Rrëfimi i gjatë, Arbër Zeneli i nxjerr të gjithë bllof: Dua edhe vëllain te Kosova, më i mirë se unë

Rrëfimi i gjatë, Arbër Zeneli i nxjerr të gjithë bllof: Dua edhe vëllain te Kosova, më i mirë se unë

Të gjithë janë pas Arbër Zenelit në merkaton e dimrit, por është vetë futbollisti shqiptar që do i nxjerri huq. Me dëshirën për të luajtur në majat e futbollit europian, futbollisti i Kosovës është i gatshëm për të refuzuar çdo ofertë tjetër që mund t’i mbërrijë gjatë kësaj periudhe, madje duke anashkaluar edhe Italinë.

Në një intervistë dhënë së fundmi në mediat holandeze, Zeneli është ndalur gjatë për të rrëfyer përjetimin e futbollit në Holandë. Ai gjithashtu ka folur edhe për Kosovën, teksa shprehet hapur se dëshira më e madhe, është që vëllai i tij të bashkohet me dardanët.

Bëhet fjalë për Besfort Zeneli, që luan me të rinjtë e Eflsborgut në Suedi dhe sipas Arbër Zenelit, është më i mirë sesa kur ky i fundit ndodhej në moshën 16-vjeçare.

“Kur unë krahasoj vetveten, kam një ndjenjë të dyfishtë. Nga njëra anë unë jam rritur si një person. Duke qenë larg familjes dhe duke qëndruar me këmbët e mia, kam mësuar të marr më shumë përgjegjësi dhe të kujdesem për veten time. Por duke luajtur futboll në Heerenveen, deri më tani nuk është se kam treguar gjithçka nga vetja.

Në klubin tim të mëparshëm Elfsborg vazhdimisht kam pasur një nivel të lartë. Njerëzit që më kanë parë të luajnë futboll në Suedi e dinë se mund të bëj shumë më tepër. Unë gjithashtu dua të shënoj më shpesh. Jam ndoshta në 65% të aftësisë sime. Ndonjëherë mendoj shumë. Kjo më bën keq në lojën time.

Ka interes nga klubet nga Turqia dhe Italia, megjithëse ende jo konkrete. Shansi nuk është aq i madh sa të largohem këtë muaj. Një transferim i verës është më i mirë. Unë shpresoj për një klub në Angli, Spanjë apo Gjermani. Unë gjithashtu supozoj se kjo do të ndodhë, edhe pse nuk e dihet me siguri në futboll. Unë kam thënë më shpesh: për momentin  vetëm përqëndrohem në Heerenveen.

Futbolli është pasioni im, por prindërit dhe vëllezërit e mi janë gjithçka për mua. Unë ende i humbas ata çdo ditë, megjithëse vijnë për të më vizituar sa më shpesh të jetë e mundur. Kam edhe vëllain tim që është 16-vjeç, Besforti, që luan me Elfsborgun dhe është më mirë se unë në atë moshë. Është ëndrra ime të luaj një ditë me të për Kosovën. Pastaj, emocionalisht, ky është trofeu më i madh që mund të fitoj ndonjëherë “, u shpreh Zeneli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top