
Kjo periudhë nuk do të risjellë në fushën e lojës vetëm futbollistët e Shqipërisë së parë, asaj që drejtohet nga Panuçi, por edhe të grupmoshave të tjera.
Kështu, tre takimet brenda pak kohësh do të zhvillojë edhe Shqipëria U-19, e cila drejtohet nga Erion Bogdani. Fillimisht kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndaj Ukrainës, për të vazhduar ndaj Sllovakisë dhe Norvegjisë.
Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Shqipërisë, Erjon Bogdani ka komentuar gjendjen e Shqipërisë së Panuçit, por pa harruar edhe gjendjen e futbollistëve të tij. Trajneri i kuqezinjve të U-19, shprehet se pret shumë nga një talent i ri i Tiranës, siç është sulmuesi Muçi, ndërsa i kërkon mbështetje tifozëve për takimet që do të zhvillohen në tetor.
“Trajneri nuk duhet të ketë emocione, për të mos i transmetuar te lojtarët. Megjithatë ne kemi tre ndeshje të rëndësishme në pak kohë dhe do të luftojmë për të marrë maksimumin prej tyre”
Unë se kam këtë problemin e mos ndjekjes së lojtarëve që luajnë në Superiore, i ndjek lojtarët në kampionati shqiptar. Në kampionatet e huaja ka ndryshim stërvitja intensive. Por unë gjithmonë kam grumbulluar lojtarë që vlejnë për Kombëtaren, pa parë shumë ku luajnë.
Sa i përket ndeshjes së Shqipërisë kundër Izraelit, mund të them se është ndeshje delikate dhe e veshtirë. Në Elbasan Arena pashë një Izrael mjaft të mirë. Fituam minimalisht por Izraeli hap vështirësi. Panuçi në këtë grumbullim është më i qetë. Nuk ka lojtarë pa mungesa, këtë herë ka lojtarë me më shumë minuta në këmb. Ritmi mbahet duke luajtur me ekipin dhe jo direkt më Kombëtaren. Liga e Kombeve varet nga Izraeli, të shohim.
Sa i përket U-19, kam besim tek ky grup. Të paktën 10 lojtarë kanë qenë pjesë edhe vitin e kaluar. Kjo do të ndikojë pozitivisht. Kemi tre ndeshje të vështira përpara por besoj se do ja dalim. Muçi po paraqitet shumë mirë, shpresoj të jap po aq sa me ekipin e Tiranës.
Jam i bindur që do përmirsojmë rezultatet e vitit të kaluar. Kemi pasur kundërshtar të fortë, si Ukraina apo Norvegjia. Kanë pasur sulmes klasik që na kanë vërshtirsuar punë në rezultat. Gjendja fizike e djemve është e mirë, gati gati e kënaqshme.
Kemi strategjinë tonë. Djemve u kam kërkuar maksimumin, nuk luajmë kurrë për barazim. Niveli i të tre skuadrave është i njejtë, me përjashtim të Ukrainës. Do luajmë shancet tona ndaj çdo kundërshtari. U bëj thirrje tifozëve të na ndjekin, ju them me bindje që nuk do zhgënjeheni”, u shpreh Bogdani. /Shqipëria.ch/