You are here
Home > Futboll Bota > Rrahmani nuk shitet shtrenjtë: Zgjodha Kosovën, se nuk po gjeja hapësirë te Shqipëria

Rrahmani nuk shitet shtrenjtë: Zgjodha Kosovën, se nuk po gjeja hapësirë te Shqipëria

Amir Rrahmani është një nga qendërmbrojtësit më në formë të momentit te Kosova.Ai aktualisht është pjesë e skuadrës kroate të Dinamos së Zagrebit, ku që nga dita që u transferua tek ky klub dhe deri më sot, 24-vjeçari është kthyer në një titullar i padiskutueshëm tek ky klub.

Ditën e djeshme Dinamo e Zagrebit luajti një miqësore me skuadrën e Partizanit, teksa tek të kuqtë ka luajtur më parë edhe mbrojtësi Rrahmani. Pas ndeshjes, 24-vjeçari u pyet në mënyrë direkte nga media korate “Sportskete Jutarnji”, nëse është akuzuar ndonjëherë që e la Shqipërinë për Kosovën. Ai gjithashtu ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë duke u shprehur se ishte në ekipin Kombëtar të Shqipërisë, por vendosi të luajë për Kosovën.

Kjo për shkak se De Biassi asokohe nuk e grumbulloi mbrojtësin për ndeshjet finale të Europianit të Francës, ndërsa Amiri thekson faktin se tek kuqezinjtë mendoi se nuk do të kishte më shumë hapësira për të.

“Ndodhesha te Shqipëria, por vendosa për Kosovën. Pashë pak hapësira në kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin, ashtu siç unë kërkoja. Isha në përgatitjet e Europianit dhe nuk mora pjesë. Kështu vendosa për Kosovën, duke menduar se nuk do të më llogarisnin më te Shqipëria”, u shpreh Rrahmani, duke qenë nga të paktët lojtarë që nuk “shitet shtrenjtë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top