
Verona ka marrë një eliminim surprizues në Kupën e Italisë, ndërsa u mund me rezultatin 1-2 ndaj Kremonense. Fillimisht do të ishin vendasit që kaluan në avantazh, por në fundin e pjesës së dytë erdhi dhe barazimi, që e dërgoi takimin në shtesë.
Skuadra e Serisë B do të befasonte në minutën e 105 falë realizimit të Delit. Nga minuta e parë te Verona luajtën edhe dy mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Ky i fundit është i vetmi që ka shpëtuar në vlerësimin e “Calciomercatos”, ndërsa ka marrë notën 5.5.
Nga ana tjetër për t’u harruar ishte performanca e Rrahmanit, me trajnerin e Veronës që e ka pozicionuar si te Dinamo e Zagrebit në kohët e fundit, duke e lënë mbrojtës të krahut të majtë. Vetë mbrojtësi i Kosovës e ka shprehur se nuk është roli i tij i preferuar, ndërsa ka marrë notën 5 dhe cilësohej fakti se shumë prej aksioneve të Cremonese vinin pikërisht prej andej ./Shqiperia.ch/