You are here
Home > Kombëtarja > Rrahmani bëri gjithçka në golin e Kosovës, humor me Nuhiun: Vetëm shtyje brenda vëlla!

Rrahmani bëri gjithçka në golin e Kosovës, humor me Nuhiun: Vetëm shtyje brenda vëlla!

Kosova arriti të fitonte ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pas kryeveprës së Arbër Zenelit, do të ishte Nuhiu ai që do të shënonte edhe të dytin.

Megjithatë detyra e tij këtë herë do të ishte shumë e thjeshtë nga ajo e Zenelit, vetëm për të shtyrë topin në rrjetë, sepse gjithçka për të realizuar golin e sigurisë, e bëri Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit ka bërë batutë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i thënë sulmuesit të Kosovës, se i kishte lënë gjithçka gati dhe ngelej vetëm për të shtyrë topin në rrjetë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top