You are here
Home > Kryefaqja > Rradhë të gjatë te biletaria dhe interesim i çmendur, tregu i zi lulëzon më shumë se kurrë në Kosovë

Rradhë të gjatë te biletaria dhe interesim i çmendur, tregu i zi lulëzon më shumë se kurrë në Kosovë

Rradhë të gjatë dhe interesim i jashtëzakonshëm për përfaqësuesen e tyre, Kosova përgatitet në këtë mënyrë për ndeshjen që do të zhvillojë ndaj Ishujve Faroe.

Sportelet nuk janë hapur ende në shumë qytete kryesore të Kosovës, por deri më tani raportohet të jenë shitur rreth 11.000 bileta nga 12.667 që janë të disponueshme për tifozët. Duket sikur të jetë ambient i një prag ndeshje ndaj Gjermanisë, por do të luhet vetëm ndaj Ishujve Faroe.

Duke parë këtë situatë, tregu i zi i biletave nuk kishte sesi të mungonte, madje edhe në mënyrë disi qesharake pasi biletat e këtij takimi kanë përfunduar deri te “Merrjep”, ndërsa shumë tifozë kërkonin llogari se si është e mundur që në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë e Prizren ende nuk ka nisur shitja e tyre. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top