You are here
Home > Kombëtarja > Roshi-Zeneli/ Reagon edhe Vangjo Zguro: Ne nuk jemi Serbia, të gjithë bijtë e Shqipërisë

Roshi-Zeneli/ Reagon edhe Vangjo Zguro: Ne nuk jemi Serbia, të gjithë bijtë e Shqipërisë

Polemika të ashpra janë ndezur së fudnmi në mediat shqiptare pas deklaratës së Redi Jupit, që ka bërë një krahasim mes Arbër Zenelit dhe Odise Roshit. Reagimi do të ishte i menjëhershëm edhe nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ku do të fliste për një “xhelozi”, që pa asnjë diskutim mund të konsiderohet si e tepruar.

Mbi këtë diskutim, në median “Shqiperia.ch” ka dhënë opinionin e tij edhe lojtari i njohur për tifozët shqiptarë, Vangjo Zguro. Tashmë luan në Amerikë dhe më parë pjesë e Superiores, me mbrojtësin në fjalë që asnjëherë nuk i harron rrënjët e tij, duke treguar me krenari prejardhjen.

Një njeri me vlera të mëdha, që nuk mund të qëndronte në heshtje edhe mes këtyre polemikave. Në median “Shqiperia.ch”, Zguro ka replikuar ndaj një komentuesi, duke u shprehur: “Ku është e keqja të bësh krahasim mes lojtarëve. Nuk duhet të flasësh sikur Shqipëria të jetë e huaj për ty, është mëmëdheu yt. Në 1998-1999 e treguam se kush jemi, duke hapur derën e shtëpisë vëllzerëve tanë. Kthjellohu pak në mëndje zotëri dhe mos thuaj rradhën tjetër merruni me punët tuaja, sikur të jemi Serbia”, shkruan Zguro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top