You are here
Home > Kombëtarja > Roshi i jep kualifikimin Akhmatit në Kupë, nuk qendron pa shënuar Berisha

Roshi i jep kualifikimin Akhmatit në Kupë, nuk qendron pa shënuar Berisha

Akhmati Gronzy ka kaluar më tej në fazën e Kupës së Rusisë, për të shkuar tek 1/8-at. Si protagonist kanë qenë dy lojtarët shqiptarë, në atë triumf nga ruleta ruse në përballjen ndaj Khabarovsk.

Bernard Berisha do të aktivizohej në minutën e 66 dhe pas 9 minutash gjeti golin e parë të takimit. Festa nuk zgjati shumë, pasi Katsaev do të barazonte me penallti në minutën e 82. Në 30 minutat e shtesës kishte edhe nga një gol për secilën skuadër, derisa situata e kualifikimit mbërriti te penalltitë.

Bernard Berisha nuk do të gabonte në ekzekutimin e parë, por ajo që do i jepte festën Akhmat Gronzy, ishte penalltia e fundit që u shënua nga Odise Roshi, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top