You are here
Home > Futboll Bota > Romës i bëhet “Deja Vu”, Gjimshiti dhe Berisha luajtën ndeshjen e sezonit në Serinë A

Romës i bëhet “Deja Vu”, Gjimshiti dhe Berisha luajtën ndeshjen e sezonit në Serinë A

Sa pranë një kthese të çmendur lojtarët e Atalantës, por në takimin që sapo u mbyll ndaj Romës me rezultatin 3-3, ka fituar futbolli. Veçanërisht futbollit italian i mungojnë emocione të tilla, duke ditur sesa i mbyllur luhet ai në përgjithësi.

Nga ana tjetër Roma është në një gjendje krize totale, pasi ishte në avantazhin 0-3, por e pa veten duke rrezikuar edhe një humbje të mundshme. Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, teksa ekipi i Romës barazohet atëherë kur ndeshja quhej përfundimisht e mbyllur.

Kjo ndodhi edhe ndaj Atalantës. Fillimisht miqtë do të realizonin tre golat e parë, ku vetëm në të dytin, një pjesë të fajit mund ta marrë edhe Berisha për një dalje pak të studiuar. Nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, që ka rezultuar pozitiv në përgjithësinë e takimit.

Padyshim që Atalanta ngelet skuadra më e bukur për t’u parë me futbollin që ofron në Itali, ndërsa dy futbollistët e Shqipërisë kishin fatin të ishin pjesë e një prej takimeve më emocionuese. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top