You are here
Home > Futboll Bota > Roma frikëson mbrojtësin e Shqipërisë, ka shënuar 12 gola së fundmi

Roma frikëson mbrojtësin e Shqipërisë, ka shënuar 12 gola së fundmi

Frederik Veseli pritet të jetë titullar me skuadrën e tij të Empolit në përballjen që kanë mbrëmjen e sotme kundër ekipit të Romës. Legjionari i Kombëtares Shqiptare tek ekipi i Empolit, është transformuar në një mbrojtës të krahut të majtë, ku me paraqitjet e tij tek italianët kohët e fundit ka treguar një rendimet të lartë në atë pozicion. Theksojmë që roli origjinal i lojtarit është në qendër të mbrojes, teksa këtë kohë po fillojmë të mësohemi me vendosjen e tij në fushën e lojës.

Skuadra e Firences në mbrëmjen e sotme pritet të luajë me formacionin 4-3-2-1, të cilt nuk dëshirojnë të dalin pa pikë në shtëpinë e tyre, kundrejt klubi të Romës. Këta të fundit vijnë në këtë transfertë për 3 pikëshin e rradhës, teksa romanët e drejtuar nga Di Françesko shikojnë si zgjidhje vetëm fitoren e verdhekuqëve. Kujtojmë që sulmi i kësaj skuadre ka shënuar 12 gola në tre përballjet e fundit që ka zhvilluar.

Empli i Veselit gjendet në vendin e 18, teksa në këtë fazë të kampionatit ka arritur të marrë vetëm një fitore. Objektivi i tyre kryesor është mbijetesa në “Seria A” dhe për të arritur këtë, duhet të marrin një rezultat pozitiv, përball gjigandëve italian siç janë kryeqytetatsit e Romës. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top