You are here
Home > Kombëtarja > Rock&Roll nga Albasete e Manajt, në Spanjë po e drejton stuhia e madhe…Klop

Rock&Roll nga Albasete e Manajt, në Spanjë po e drejton stuhia e madhe…Klop

Vlerësimet për sulmuesin e Shqipërisë, Rei Manaj janë të mëdha gjatë këtij sezoni. Përkushtimi dhe sakrifica që ka treguar ky futbollist është vërtetë për t’u përgëzuar, ndërsa nga ana tjetër edhe ekipi i tij, Albasete, gëzon një formë të mirë.

Këtë herë “Lavozdegalicia” shkruan se e gjithë taktika që përdor trajneri Muniz tek kjo skuadër, ngjason me “Rock&Roll”. Për të vazhduar me krahasimet më të prekshme e jo figurative, flitet se Muniz është identik me furinë Klop te Liverpuli.

Kjo nisur nga ndryshimi i lojës që ka pësuar Albasete së fundmi, duke qenë thuajse identike e ekipit anglez. Një futboll i bukur për t’u treguar në shumicën e rasteve, ndërsa në ndeshjet vendimtare, përgjigjet me kundërsulme vrastare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top