
Duhej të ishte një zhytje e thjeshtë nga anija me qera në Komo dhe periudhë shlodhëse për Florijana Ismailin, por që fati aty kishte shkruar edhe fundin e historisë. Megjithëse trupi nuk është gjendur ende, të gjithë i kanë humbur shpresat për ta gjetur gjallë.
Arsyeja dhe pista e vetme që është për këtë ngjarje dramatike, lidhet me një infrakt që do të ketë pësuar Florijana, pas kontaktit me ujin. “Blick.ch” raporton se temperatura e ujit në atë liqen varion nga 25-26 grad mesatarisht, por shpeshherë shkon edhe në 6 gradë.
E gjitha kjo e bën të papërballueshme për trupin e njeriut, duke mos përjashtuar edhe rrymat e forta që ndodhen në sipërfaqen e qetë të ujit. Së fundmi një pasjisje robotike e quajtur “rov”, është vendosur në kërkim për Florijana Ismajlin. /Shqiperia.ch/