You are here
Home > Kombëtarja > Rivali i Shqipërisë fshin nga lista më të mirin, e zëvendëson me një “fantazmë”

Rivali i Shqipërisë fshin nga lista më të mirin, e zëvendëson me një “fantazmë”

Në prag të dy ndeshjeve të rradhës në ligën e Kombeve, përfaqsuesja e Izraelit ka hequr nga lista sulmuesin më të mirë. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Eran Zahev. Ka qenë trajneri i izraelitëve ai që si fillim thirri sulmuesin e më pas e ka “zhdukur” nga lista për ndeshjem me Skocinë dhe Shqipërisë.

Mësohet se Zahev ka qenë i dëmtuar kur është thirrur, por Herzog ka insistuar për një rikuperim të  shpejtë për sulmesin, gjë që nuk rezultoi me sukses. Në vend të tij trajneri ka thirrur një tjetër 31 vjeçar. Eliran Atar do të ketë mundësinë të luajë ndaj djemve të Panuçit në shtëpi.

Atar erdhi si një “fantazmë” në një situatë të tillë për Herzog. Trajneri i besoi sulmesit të Makabi Telaviv, me vetëm katër paraqitje me fanellën e kombit të tij. Një sulmues pa eksperiencë mund t’i lehtësojë punën mbrojtjes sonë e aq më tepër Strakoshës. Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj në fushën e izraelitëve më datë 14 tetor./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top