Nuk ishte prezent me të rinjtë e Bajernit gjatë ditës së sotme për të vetmen arsye, trajneri Kovaç ndërroi mendim në minutat e fundit dhe e thirri në ekip të parë, në vendin e Rodriguez.
Flasim për talentin shqiptar, Meritan Shabani, që shumë shpejtë do të kap majat më të larta të futbollit europian. Kishit dyshime për të? Tani thjeshtë duhet që t’i shuani ato dhe as që t’i dërgoni ndërmend ato, pasi në të kundërt nuk do të vinte një vendim i tillë nga gjigantët bavarezë.
Shabani e nis nga stoli takimin ndaj AEK, megjithëse ka gjasa që të aktivizohet në pjesën e dytë, për të bërë debutimin në “Champions League”. Në javën e shkuar futbollisti shqiptar u kishte shënuar të rinjëve të ekipit grek, me skuadrën e dytë të Bajernit në “Youth League”. I ndierë në presionin e mediave dhe tifozëve të Bajernit, trajneri Kovaç ka qenë i detyruar për të thirrur talentin shqiptar në ekipin e parë. /Shqiperia.ch/