
Shqipëria do të ndeshet në muajin tetor ndaj Jordanisë dhe Izraelit, respektivisht në një takim miqësor dhe për Ligën e Kombeve .
Çështje orësh ngelet edhe zyrtarizimi i listës së Panuçit për këto ndeshje, ndërsa nga takimet e fundit ka vend edhe për disa rikthime.
Ermir Lenjani pritet të jetë në listë, pas mungesës në kohët e fundit. Megjithatë një prurje e rëndësishme e ardhur nga Shpresat, do të jetë Ylber Ramadani.
Futbollisti që është shndërruar në pikën kyçe të Veljes, pritet të jetë në listën e Panuçit për Jordaninë dhe Izraelin, ndërsa në ndeshjet e shtatorit, luajti për Shpresat e Bushit. /Shqipëria.ch/