
Një befasi e madhe nga ana e Panuçit, ishte rikthimi i Ergys Kaçes për ndeshjet kundër Skocisë. Mesfushori shqiptar, pas shumë kohe mungese te Kombëtarja, do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për të luajtur në transfertën skoceze.
Por çështja “Kaçe” ishte i vetmi shpërthim i Panuçit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin. I shfaqur i qetë dhe gjakftohtë, trajneri italian nuk kërkonte t’i jepte shumë shkas mediave dhe opinionit publik, se ishte në një pozitë të pafavorshme dhe rrezikonte stolin, një farë kamuflimi.
Por kur trajneri u pyet për Kaçen, aty ai nuk mund të mbante më qetësinë që po e karakterizonte, duke iu drejtuar gazetarit: “Kaçe nuk ka luajtur shumë minuta për ekipin e tij. Duhet ta dije këtë informacione. Duhet që të vijë unë këtu dhe t’jua them këtë gjë”, ka thënë Panuçi. /Shqipëria.ch/