
Duket se futbolli japonez nuk e ka kënaqur Besart Berishën. Largimi nga Victory Melbourne për një sezon te Sanefrecce Hiroshima nuk ka qenë zgjedhje e duhur për sulmesin shqiptar. Megjithatë dyert në Australi janë gjithmonë të hapura kur bëhet fjalë për një bomber që të gjithë e njohin.
Kështu, Besart Berisha pritet të kapërcej sërish kontinentin për të nënshkruar një kontratë të re. Sipas “Indeksionline” janë katër skuadra në ligën australiane që interesohen për sulmesin 34-vjeçar. Mes tyre edhe ish-skuadra e tij ku ka një rekord golash. Por gjithçka do të vendoset sapo Besart Berisha të mbërrijë në Australi.
Mosha nuk mbetet pengesë për sa kohë vet Berisha është gjithmonë e më tepër i etur për gola dhe fitore. Sulmesi shqiptar mban firmën e 116 golave në kampionatin australian për 7 sezone. Nga të cilat gola me 68 Victory Melbourne. /Shqiperia.ch/