Taulant Xhaka pësoi një dëmtim “të frikshëm” në takimin e përpara disa javëve ndaj Zurihut, duke alarmuar klubin e Bazelit për gjendjen e tij.
Sipas asaj që u lajmërua nga klubi zvicerian pas ekzaminimeve, mesfushori shqiptar kishte përfunduar sezonin përpara kohe.
Megjithatë Xhaka është rikthyer në stërvitje me klubin shumë më herët nga çfarë ishte parashikuar, duke iu kthyer fushës stërvitore. Mesfushori shqiptar kishte ende të fashuar këmbën e djathtë, ndërsa kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/