Herolind Shala është protagonist i rradhës nga lojtarët shqiptar që luajnë në europë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, ditën e djeshme ka ndihmuar klubin e tij, Start, që luan në ligën e parë norvegjeze.
Futbollisti dardanas ka arritur të dhurojë një asis tepër të bukur, i cili është shfrytëzuar nga lojtari Brinkgaker, duke i dhuruar tre pikë shumë të vyera ekipit të Start-it. Përveç asisist të dhuruar mesfushori me tipare sulmuese, është gjithashtu dhe një pikë referimi i ekipit norvegjez. 26 vjeçari herën e fundit ishte edhe në formacionin e javës në ligën nordike.
Fubollisti dardanas, po tregon një formë të shkëlqyer në rajonin skandinav. Kohët e fundit pësoi rënje në formën e tij, por duket se tani është rikthyer më i fortë se kurrë teksa po arrin gjënndejn e tij më optimale dhe që në fillimin e kapionatit në të gjitha ndeshjet e klubit të Start-it e ka nisur si titullar. Herolind Shala po rikthehet më i fortë se kurrë, i gatshëm për dardanët kur ata të kenë nevojë. /Shqipëria.ch/