
Shqipëria është ndalur ndaj Jordanisë në një barazim pa gola, duke mos arritur të gjejë golin në një takim në të cilin e kërkoi për 90 minuta.
Sa shumë raste dhe mundësi, por kuqezinjtë nuk ia dalin dot në qëllimin e tyre. Shpeshherë fati, ndonjëherë shtylla dhe pasaktësia ndikuan që Jordania të mos dilte e humbur nga “Elbasan Arena”. Megjithatë miqësoret nuk vlejnë në pikë dhe Shqipëria ka fituar dy gjëra të rëndësishme nga ky takim.
Fillimisht kapitenin, pasi nga sot Mërgim Mavraj do të jetë kapitëni ynë, ndërsa Myrto Uzuni ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka lënë një shije të mirë që në debutim. /Shqipëria.ch/
Minutë pas minute
90’+5′ Përfundon ndeshja. Shqipëri-Jordani 0-0.
90’+4′ Tashmë edhe fati kundër Shqipërisë. Balaj i shkon fare pranë gjetjes së avantazhit.
90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.
85′ Mëkat! Uzuni është pranë golit të parë me Kombëtaren, por është shtylla ajo që ia mohon.
80′ Vazhdojnë pasimet e shumta të futbollistëve të Shqipërisë, që kërkojnë me ngulm gjetjen e golit të avantazhit.
70′ Uzuni bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, por Manaj nuk dërgon dot topin në rrjetë. Panuçi duartroket talentin e Lokomotivës.
64′ Portieri i Jordanisë është me fat. Një krosim fantastik i Uzunit, gjen Veselin në zonë që godet drejt portës, por e ndal atë top portieri kundërshtar.
61′ Zëvendësim te Shqipëria. Lenjani merr vendin e Binakut.
55′ Largohet Mavraj dhe vendin e tij e zë Dërmaku.
50′ Balaj lëshon një goditje të fuqishme në drejtim të portës, pa e parë atë, duke na kujtuar kryeveprën ndaj Portugalisë, por portieri kundërshtar e ka devijuar topin e rrezikshëm.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Bëhet gati Balaj, Uzuni dhe Ndoj. Largohet Grezda, Ramadani dhe Xhaka.
45’+2′ Përfundon pjesa e parë. Shqipëri-Jordani 0-0.
45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka dy minuta shtesë.
44′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Binaku servir bukur Manajn, ndërsa ky i fundit nuk arrin të konkretizoj në mënyrën e duhur.
40′ Shqipëria kontrollon çdo sektor të fushës, për të pritur momentin e duhur dhe për të goditur portën e kundërshtarit. Minuta të qeta!
34′ Andi Lila hidhet në aventurë me një predhë nga distanca, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
30′ Vazhdojnë aksionet sulmuese të kuqezinjve, por tashmë mungojnë gjuajtet dhe saktësia drejt portës.
25′ Disi qesharake, pasi teksa të gjithë arbitrat janë shqiptarë, me kryesorin Genc Nuza, Shqipërisë i mohoet një penallti e pastër me Eros Grezdën.
23′ Këtë herë është Lila që godet në afërsi të zonës, duke iu afruar avantazhit.
21′ Goli duket çështje kohe, Shqipëria kërkon penallti për një ndërhyrje të gabuar në brendësi të zonës, por asgjë për arbitrin.
12′ Një tjetër mundësi e artë për Grezdën, këtë herë e falur nga Jordania. Manaj dilte i vetëm përballë portierit në rastin e pasimit, por Grezda ka gabuar duke kërkuar të shënoj vetë. Kuqezinjtë tregojnë forcën.
12′ Rasti më i pastër për Shqipërinë. Gavazaj nxjerr me portën e boshatisur Grezdën, por gjuajtja e këtij të fundit nga afër zonës është për t’u harruar.
9′ I pafat Mihaj. Dëmtohet dhe vendin e tij e merr Veseli.
5′ Loja kontrollohet nga kuqezinjtë në këto minuta të para, por mungojnë goditjet drejt portës.
1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.
LIVE/ Shqipëri-Jordani 0-0
Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi
Jordani: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans