
Lista e re kundër Jordanisë dhe Izraelit solli sërish emra të rinjë në Kombëtare. Pati nga ata që u rikthyen si Lenjani apo Ramadani. Por pati edhe surpriza që nuk priteshin të ndodhnin kaq herët. Në ndeshjen ndaj Izraelit, në shtëpi por edhe Skocisë jashtë, Kombëtaja veç të gjithave vuajti në gjetjen e rrjetës.
Mungesa e Sadikut nuk u justifikua si duhet nga Balaj. I vetëm shkodrani e kishte të pamundur të jepte më shumë ndonëse ato pak raste nuk i munguan. Surpriza e sulmit mbetet padyshim Xhakomo Vironi. Sulmuesi i Venecias mori ftesën në kombëtare vetëm më një gol ndaj Italisë. Një ndeshje miqësore ku “Shpresat” humbën 3-1 në minutat shtesë të takimit.Vrioni mund të jetë vërtet i talentuar por për Ligën e Kombeve, Balaj mund të kishte më të përshtatshme një lojtar me eksperiencë përkrah tij.
Në sezonin 2017/2018 bomberi shkodran Hamdi Salihi shënoi 22 gola në Austri. Titullar i padiskutueshëm dhe një “vrasës” përpara portës. 34 vjeç? Lojtarë si ai shënojë edhe kur janë në moshë më të madhe, të paktën Salihi ka treguar se nuk njeh moshë. Në vend të tij u thirrë Rey Manaj. Njeriu që ka krijuar aq shumë polemika në takimin e fundit ndaj Skocisë, aqsa Panuçi i tërhoqi vëmendjen duke e ngritur tonin e zërit.
Të rinjtë presin, ja lini Kombëtaren lojtarëve me eksperiencë. Këhtu deklaroi Migjen Basha në konferencën e fundit për shtyp përpara takimeve në Ligën e Kombeve. I njëjti fat edhe për Cikalleshin. Një sulmues që kthehet deri në mesfushë për të marr topin, shtatëlartë në mbrojtje si dhe një fizik i fuqishëm i cili gjithmonë u ka hapur probleme mbrojtjes kundërshtare. Një farë revolucioni në drejtimin e tij, Panuçi kërkon një Shqipëri të re, por fillimisht duhet të bind tifozët me rezultatet e arritura. /Shqipëria.ch/