
Nuk mund të quhet më surprizuese fakti se Renesi nxjerr kokëulur PSG-në në Francë. Në përballjen e sotme kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa në 6 takimet e fundit kanë triumfuar nga 3 herë secila skuadër.
Një rezultat që flet qartë se ka barazvlerësim mes këtyre ekipeve në atë që japin në fushë me njëra-tjetrën, megjithëse në letër nuk kanë të krahasuar. Praktikisht gjigandët francez vlejnë 9 herë më shumë, pasi kushtojnë 984 milionë euro, kundrejt 112 milionë eurove të Renesit.
Por me 90 minuta sakrifikuese dhe dëshirën më të madhe për të fituar, këta të fundit po ia dalin për të thyer një nga skuadrat më të mira në Europës. Fundja, tre herë nuk mund të jenë më rastësi. /Shqiperia.ch/