Tashmë çdo gjë është e qartë. Në renditjen më të re nga ana e FIFA-s, do të kemi disa ndryshime në pozicione, si nga ana e Shqipërisë, por edhe nga ana e Kosovës.
Megjithëse mund të prisnim që kuqezinjtë tanë pas asaj humbje në Skoci të zbrisnin në renditje, ka ndodhur e kundërta. Shqipëria e ka përmirësuar renditjen e saj, teksa është ngjitur me një pozicion, nga vendi ku gjendej më parë. Kombëtarja është në vendin e 57, duke lënë mbrapa Sllovenin, Maqedoninë dhe Egjiptin.
Nga ana tjetër, vendimi i ri i FIFA-s penalizon Kosovën. Megjithëse në një rast tjetër, “dardanët” do të kishin hedhur disa hapa gjigandë pas atyre rezultateve pozitive në “Ligën e Kombeve”, tashmë Kosova ka përfituar vetëm 3 pozicione në këtë ranglistë, duke u renditur në vendin e 138. /Shqipëria.ch/