You are here
Home > Kombëtarja > Renditja në UEFA për Kombëtaren, vendin e parë e mban Ardian Ismajli

Renditja në UEFA për Kombëtaren, vendin e parë e mban Ardian Ismajli

Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 0-4 ndaj Moldavisë dhe ka marrë një humbje pa e merituar ndaj Turqisë në shifrat 1-0. Një formë fantastike kanë treguar lojtarët kuqezinjë duke e krahasuar me periudhën e fundit në të cilën po vuanim aq shumë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s gjenden edhe vlerësimet për futbollistët e Shqipërisë, duke i krahasuar me ata në Europë. Kështu, Ardian Ismajli është ai që merr “arratinë” dhe është në vendin e parë për Kombëtaren, më saktësisht në vendin e 153 në Europë.

Pas tij vjen Berat Gjimshiti, ndërsa për t’u theksuar është Keidi Bare. Megjithëse ka luajtur shumë pak ndeshje me Kombëtaren, mesfushori ka ecur me hapa gjigandi dhe tashmë është në vendin e tretë si lojtari më i mirë i Shqipërisë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top