“Football Ranking” ka publikuar një përllogaritje sa i përket ndryshimeve të fundit rreth Kombëtareve, nisur edhe nga ndeshjet e fundit.
Sigurisht që ka ndryshime sa i përket pozicioneve në botë të Shqipërisë dhe Kosovës. Kuqezinjtë kanë rënë me një pozitë, duke shkuar në vendin e 62, nisur nga ajo humbje me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë.
Ndërsa ka një surprizë jo shumë të mirë sa i përket Kosovës, që ndodhet në vendin e 128. Vetëm dy pozicione kanë përmirësuar dardanët, pavarësisht se kanë marrë dy barazime ndaj rivalëve si Danimarka dhe Bullgaria. /Shqiperia.ch/