You are here
Home > Kombëtarja > Rëndësia e Mavrajt/ Iu bashkua së fundmi Arisit, trajneri ka dilemën…kë t’i lërë në mbështetje?

Rëndësia e Mavrajt/ Iu bashkua së fundmi Arisit, trajneri ka dilemën…kë t’i lërë në mbështetje?

Nuk ka kaluar një periudhë e largët që nga momenti kur Mavraj i është bashkuar Arisit, megjithatë me performancat e treguara deri më tani, mbrojtësi i Kombëtares është duke i bindur të gjithë se e meriton vendin e titullarit.

Humbja e fundit në derbi ndaj PAOK, ka bërë që tekniku Errera ta mendojë më mirë dyshen e qendrës së mbrojtjes, që do startojë nga minuta në takimin e radhës, atë ndaj AEK. Sigurisht, këtu Mavraj është i padiskutueshëm, por trajneri po sheh se kë do të vendosë përkrahë shqiptarit.

Për momentin zgjedhjet janë midis Delizisis, Sousa dhe Veleth, që rikthehet nga dëmtimi që pësoi që nga ndeshja me Olimpiakosin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top